Nga Vendi
5 May 2026
Mësuesit në detyrë në shkolla, MASh ndërmerr masa për parandalimin e incidenteve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut ka vendosur një masë të re për rritjen e sigurisë në shkolla, duke rikthyer praktikën e angazhimit të mësuesve në detyrë gjatë pushimeve.

Ministrja Vesna Janevska bëri të ditur se institucionet arsimore dhe komunat janë njoftuar përmes një letre zyrtare që të zbatojnë këtë ndryshim, me qëllim parandalimin e incidenteve dhe sjelljeve të papërshtatshme.

Ajo theksoi se, “në vend të nxënësve, që tani e tutje, mësuesit do të jenë në detyrë në korridoret dhe oborret e shkollave”, duke shtuar se kjo masë pritet të ndikojë në përmirësimin e rendit dhe disiplinës gjatë pushimeve.

Sipas ministres, përballja me fenomenin e dhunës mes bashkëmoshatarëve kërkon angazhim më të gjerë shoqëror, ku rol kyç kanë familja, prindërit dhe kujdestarët.

Masat e reja vijnë si pjesë e përpjekjeve për të krijuar një ambient më të sigurt dhe më të kontrolluar për nxënësit në shkolla.

Burimi: Telegrafi



Të ndryshme
Më shumë
A di vërtetë Vuçiq diçka për vendimin final të Hagës? Tromp: Ai po iu ngre kurth ndërkombëtarëve...10 September 2026
Burri i Genta Ismajlit ka disa fjalë prekëse për babain e saj14 September 2026
Policia e Shqipërisë jep informacion për lëvizjen jashtë vendit11 July 2020