Nga Bota
5 July 2020
Kroacia mban zgjedhjet parlamentare, çfarë flasin sondazhet

Sot në Kroaci po mbahen zgjedhjet parlamentare, teksa sondazhet sugjerojnë se dy partitë kryesore, janë në garë të ngushtë për fitore.

Partia e kryeministrit Andrej Plenkoviç, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), po shpreson që votuesit do të zgjedhin vazhdimësinë drejtë Bashkimit Evropian dhe që të dalin nga recensioni i shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Rivali kryesor i HDZ është aleanca “Rinisja”, e udhëhequr nga Davor Bernardiç, nga Partia Social Demokratike.

Sondazhet tregojnë se dy partitë do të fitojnë më pak se çerekun e votave, që do të thotë se fituesi i zgjedhjeve duhet të krijojë koalicion, që të arrijë numrin prej 76 vendeve në parlamentin prej 151 anëtarësh.

Si Plenkoviç ashtu edhe Bernardiç janë shprehur kundër krijimit të një “koalicioni të gjerë”, por analistët thonë se ky mund të jetë opsioni më i mirë, që do të garantonte stabilitet në qeveri, e cila do të udhëheqë në kohë të vështirë.

Në vend të tretë pritet të dalë partia populiste e këngëtarit Miroslav Skoro, me rreth 11 për qind.

Zgjedhjet në Kroaci po mbahen në kohën e pandemisë së koronavirusit. Ky vend deri më tani ka regjistruar rreth 100 të vdekur dhe mbi 2,800 të infektuar. Në dy javët e fundit, ka pasur rritje graduale të numrit të infektimeve të reja./ Opinion.al



Të ndryshme
Më shumë
I prangosur dhe me kokë ulur, Dardan Krivaqa dërgohet në stacionin policor në Ferizaj24 August 2021
Einxhel provokon Donaldin nëse do e nominonte Trixën, kjo është përgjigjja e tij 9 January 2022
Ahmeti: Të mos trembet askush nga kryeministri i parë shqiptarë në RMV, ne marrim hisen tonë 1 July 2020