Nga Rajoni
17 July 2026
Kosova miraton fonde për ujin në Leposaviq, tekstet shqipe në Luginë dhe inovacionin

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku ka miratuar disa vendime që lidhen me furnizimin me ujë të pijshëm në Leposaviq, mbështetjen e arsimit në gjuhën shqipe për nxënësit në Luginën e Preshevës, si dhe zhvillimin e aktiviteteve në fushën e inovacionit dhe teknologjisë. Në kuadër të vendimeve të miratuara, Qeveria ka aprovuar dhënien në shfrytëzim afatgjatë, pa kompensim, të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës për nevojat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” Sh.A. Ky vendim synon realizimin e projektit për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm për Komunën e Leposaviqit. Po ashtu, është miratuar ndarja e 255 mijë e 153 eurove e 45 centëve për sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për vitin shkollor 2025/2026. Një tjetër vendim i Qeverisë në detyrë parasheh ndarjen e 40 mijë eurove për mbështetjen e organizimit të ngjarjeve me karakter ndërkombëtar në fushën e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe transformimit digjital. Sipas vendimit, kjo mbështetje synon promovimin e Kosovës, forcimin e imazhit të saj ndërkombëtar dhe zhvillimin e ekosistemit vendor të inovacionit. Nga kjo shumë, 20 mijë euro janë ndarë për organizatën FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova, ndërsa 20 mijë euro për Innovation Centre Kosovo (ICK).



Të ndryshme
Më shumë
LSDM: Shkupi në kolaps, Orce dhe VMRO u befasuan nga dëbora në janar21 January 2026
Milot Rashica ndan emocionin pas fitores me flamurin Shqipëri-Kosovë27 March 2026
Abazoviq: Mali i Zi nuk ka asnjë vend më të afërt sesa Serbia 1 July 2021