Nga Vendi
2 September 2021
Kosovari tentoi të kalojë kufirin me Maqedoninë e Veriut me test fals të COVID-19, arrestohet nga Policia

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se dje në kufirin e Bllacës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi është kapur me test PCR negativ të falsifikuar.

“Më 01.09.2021 në ora 17.15 në vendkalimin kufitar “Bllacë e poshtme”, policët kanë privuar nga liria S.G.(31) nga Kosova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka dorëzuar test PCR të falsifikuar. Është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Ndërkaq dje kanë hyrë në fuqi masat e reja në Maqedoni. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt nuk mund të hyjnë dhe dalin nga vendi pa dorëzuar njërin nga tre dokumentet: certifikatë se ka marrë dy doza të vaksinës, test PCR negativ dhe vërtetim se ka kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit.



Të ndryshme
Më shumë
Ky është vendimi më i fundit për Enver Sekiraqën, lidhur me vrasjen e Triumf Rizës 3 September 2021
Policia është akoma në kërkim të autorit të vrasjes së një dite më parë12 July 2025
Gjermania kërkon shoferë, paga 2300 euro12 October 2021