Spanja është kampionia e re e Botës, pasi mposhti Argjentinën me rezultat 1:0 pas kohës shtesë në finalen e zhvilluar në New Jersey, duke fituar trofeun e dytë botëror pas suksesit të vitit 2010.
Golin vendimtar e shënoi Ferran Torres në pjesën e dytë të shtesës, pas një asistimi të Niko Williams. Përfaqësuesja spanjolle dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke kontrolluar lojën dhe duke mos i lejuar Argjentinës asnjë goditje në kuadratin e portës. Përjashtimi i Enzo Fernandez me kartonin e dytë të verdhë e vështirësoi edhe më shumë misionin e argjentinasve.
Me këtë triumf, Spanja e zgjati në 38 ndeshje serinë pa humbje brenda 90 minutave, duke vendosur rekord për një përfaqësuese evropiane. Rodri u shpall lojtari më i mirë i turneut, Kylian Mbappe fitoi "Këpucën e Artë" me 10 gola, Unai Simon u vlerësua portieri më i mirë, ndërsa Pau Cubarsi u shpall lojtari i ri më i mirë.
Botërori 2026 u zhvillua për herë të parë me 48 përfaqësuese dhe u organizua në tri shtete, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, duke kulmuar me triumfin e Spanjës në finalen e madhe.