Nga Bota
3 September 2021
Teknologjia e vaksinës AstraZeneca mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit

Shkencëtarët të premten folën rreth lajmit që teknologjia e përdorur në prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit.

Hulumtuesit kanë përgatitur një vaksinë me dy doza, për të cilën shpresojnë se mund t’i shënjestrojë tumoret në trupin e njeriut. Me qëllim të krijimit të këtij trajtimi, shkencëtarët e zhvilluan vaksinën në atë mënyrë që t’i shënjestrojë proteinat që janë të pranishme në sipërfaqen e shumë llojeve të qelizave kancerogjene.

Kur u testua në minj, vaksina e rriti numrin e të ashtuquajturave qeliza T antitumoriale, të cilat e sulmojnë rritjen e kancerit, duke ndihmuar në rritjen e shkallës së mbijetesës, shkruan The Guardian.

Ekipi i shkencëtarëve të Universitetit të Oksfordit tashmë e kanë dritën e gjelbër që ta fillojnë testimin e kësaj vaksine në njerëz.

Profesoir Benoit Van den Eynde: “Teknologjia e vaksinës e mbështetur në vektorin viral është jashtëzakonisht e fuqishme. Viteve të fundit, ne kemi pasur një qasje të re për trajtimin e kancerit dhe imunoterapisë. Ka rezultate të shquara. Megjithatë, sistemi imunitar i disa pacientëve nuk reagon.”

“Prandaj, ideja këtu është që të përdoret një vaksinë e mbështetur në teknologjinë e Oksfordit për ta mësuar vërtet sistemin imunitar se si do t’i njohë qelizat e kancerit”, shtoi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Bideni paralajmëron Rusinë: Kemi kapacitete të pakrahasueshme, hakmerremi nëse s’ndaleni17 June 2021
Taravari: LSDM-ja hesht për kaubojt e BDI-së dhe sulmon komunat e ASH-së 4 September 2020
Fjolla Morina del nga burgu? Fotoja e bashkëshortit që ngriti dyshimet13 August 2021