Nga Rajoni
5 July 2020
“Lamborghini” shpejtonte 236 km/h në rrugën Tiranë-Vlorë, ndalohet nga policia

Policia Rrugore në Shqipëri ka kapur një person që udhëtonte me makinë “Lamborghini” me shpejtësi 236 km/h në rrugën Tiranë-Vlorë, ku limiti i lejuar është 110.

Nisur nga fakti se i riu shqiptar që ishte në drejtim të automjetit luksoz kishte leje drejtimi të një vendi të huaj, u gjobit me 30 mijë lekë të reja duke shmangur daljen në komision dhe heqjen e patentës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve me radar.

Ndërkohë kontrolloet kanë vijuar dhe në autostradën Tiranë-Durrës, ku rasti më tipi ishte i një drejtuesi që lëvizte me shpejtësi 169 km/h, ku limiti është 90.



Të ndryshme
Më shumë
BFI Maqedoni: Ngushëllime për familjarët e viktimave, jemi në kontakt të vazhdueshëm me BFI-në e Bullgarisë23 November 2021
Për herë të parë në historinë e Serbisë, në Parlament do të ulet një deputete me mbulesë 6 August 2020
Osmani: Shpreh keqardhjen për memorandumin bullgar, kemi linjat e kuqe në mbrojtje të interesave kombëtare19 September 2020