Nga Rajoni
29 April 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të reja, dështon zgjedhja e Presidentit në Kuvend

Kuvendi i Kosova nuk arriti të zgjedhë Presidentin e ri brenda afatit kushtetues, duke e futur vendin në një proces të ri zgjedhor. Pas përfundimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, shpërndarja e Kuvendit hyn automatikisht në fuqi dhe vendi pritet të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare brenda 45 ditësh.

Në seancën e fundit, kryeministri Albin Kurti akuzoi opozitën për bllokadë politike, duke deklaruar se “Kosova mund të ketë presidente të re, por për të pasur presidente të re duhet të ketë opozitë të re, opozita është e vjetër dhe në rënie të lirë”. Ai shtoi se “janë duke rënë vazhdimisht, sa më shumë që bëhen zgjedhje aq më poshtë po shkojnë dhe asnjë mësim nuk po e nxjerrin”.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, theksoi mungesën e deputetëve të opozitës në seancë, duke u shprehur se “përkundër thirrjes që deputetët të jenë të pranishëm në seancë, opozita nuk është e pranishme as në përpjekjen e fundit për ta zgjedhë presidentin e vendit”.

Seanca u mblodh disa herë gjatë ditës, por mungesa e kuorumit e bëri të pamundur votimin, duke e çuar vendin drejt një tjetër cikli zgjedhor.



Të ndryshme
Më shumë
Umejra katërvjeçare shërohet nga leukemia, ra zilja “mirupafshim” në Klinikën e Fëmijëve në Shkup21 October 2021
Trupi i një gruaje të vdekur është gjetur në një banesë në Veles14 July 2020
Gjendet i pajetë trupi i modeles që quajti Putinin një ‘psikopat’18 March 2022