Nga Vendi
3 September 2021
Osmani-Taravarit: Zotni doktor, ti turpërohesh prej detyrës së kryetarit të komunës!?

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar ndaj statusit të Arben Taravarit. Sipas Osmanit një funksionar nuk duhet të turpërohet nga populli e në veçanti nga banorët e komunës të cilën e drejton.

Postimi i plotë:

Zotni doktor, ti turpërohesh prej detyrës së kryetarit të komunës?
Nuk është çështja koleg pse unë marr pjesë në fillimin e punimeve të projektit për kanalizim në Gostivar, por pse ti nuk je aty.

Arroganca që e reflekton nuk e mbulon turpin e vërtetë që keni lënë qytetarët e Gostivarit pa kanalizim e infrastrukturë bazike.
Projektet tuaja nuk shihen fare, dhe asnjëherë nuk u pamë në teren me njerëzit, me çizme në këmbë duke zgjidhur nevojat komunale të qytetarëve.

Jo, se është nën nivelin tuaj.
Nga ana tjetër u shohim shpesh në Shkup duke promovuar kandidatët e VMRO-s?!?

Nuk bën ashtu kolegë. Pavarësisht çfarë detyre bën, mjek, politikan, kryetar komune nuk bën me u turpnu prej popullit.
Me fat fushata
#vojvodë



Të ndryshme
Më shumë
Gazetares sportive i ndodh incidenti i papritur, fansat diskutojnë a kishte apo jo të brendshme21 June 2021
Shtrenjtohet benzina, ulet çmimi i dizelit në Maqedoni14 September 2026
Georgievski: Maqedonasit e kanë të vështirë të përballen me ndryshimin demografik në vend, kjo ndryshon edhe demokracinë22 September 2021