Nga Vendi
22 June 2026
Fatmir Limani: Ndryshimi u premtua, por u veprua njëjtë ose edhe më keq

Fatmir Limani ka reaguar me kritika të forta ndaj zhvillimeve politike pas ndryshimit të pushtetit, duke vlerësuar se pritjet për një qeverisje ndryshe nuk janë përmbushur. Ai tha se qytetarët u angazhuan për ta larguar "kastën e vjetër", me shpresën për ndryshim, por sipas tij, pas fitores u ndoqën të njëjtat praktika që më parë kritikoheshin.

"Në emër të ndryshimit u mposht 'kasta' e vjetër, pastaj filloi shpërblimi i 'kokave' të shërbimit në emër të votuesit të heshtur", shkroi Limani.

Ai shtoi se "vendosëm karakteret që të luftojmë të keqen dhe pas fitores u veprua njëjtë ose më keq", ndërsa theksoi se opozita "me mjeshtëri pastroi 'çibanin' duke spërkatur qelbin në fytyrat e pushtetarit të dështuar".

Deklarata e Limanit ka nxitur reagime në opinionin publik dhe në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.



Të ndryshme
Më shumë
Iftari tradicional i OEMVP-së bashkon krerët e shtetit dhe komunitetin e biznesit 4 March 2026
Maqedoni:Viti shkollor do të fillojë më një tetor27 August 2020
Gjendja me COVID-19 në Maqedoni deri më sot28 June 2021