Nga Rajoni
14 December 2025
Në Vatikan, Osmani vlerësohet me Çmimin “Bonifacio VIII” për kontributin në paqe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar mbrëmë në Anagni, qytetin e Papëve, me Çmimin Bonifacio VIII, një vlerësim i dhënë nga Akademia Bonifaciana për angazhimin e saj institucional në promovimin e paqes dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar.

Sipas njoftimit të Presidencës, ky çmim pasqyron misionin dhe frymën e Akademisë Bonifaciana, institucion prestigjioz që në qendër të veprimtarisë së tij ka drejtësinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen. Çmimi Bonifacio VIII u është ndarë edhe më herët personaliteteve të shquara botërore, përfshirë Shenjtërinë e Tij, Papa Gjon Palin II.

Me rastin e pranimit të çmimit, Presidentja Osmani ka theksuar se ky vlerësim përforcon përkushtimin e saj ndaj vlerave universale dhe të përhershme, të cilat udhëheqin vizionin dhe veprimin institucional të Republikës së Kosovës në ndërtimin e paqes, dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve.



Të ndryshme
Më shumë
“Drita e syve të mi”, Gimbo uron nënën me foto të rrallë së bashku15 September 2026
Dion Mala - i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova 7 November 2026
I nxjerin foto nudo një gruaje nga Tetova në internet20 October 2021