Nga Vendi
3 September 2021
Maqedoni, 11.224 qytetarë kontrolluan listën zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor informon se procedura për këqyrjen publike të Listës së Zgjedhësve që do të zgjasë deri më 9 shtator, po zhvillohet pa probleme.

Deri dje në listën e zgjedhësve u kontrolluan gjithsej 11.224 persona, u paraqitën gjithsej 27 kërkesa për regjistrim, 23 kërkesa për fshirjen e të dhënave dhe 15 kërkesa për ndryshim të të dhënave në listën e zgjedhësve.

Por derisa këqyrja e listës zgjedhore po shkon si duhet, KSHZ ende nuk ka pranuar aparatet për identifikimin e shenjave të gishtërinjve të votuesve, që për herë të parë do të përdoren në këto zgjedhje.

Presin që 200 pajisjet e para t’u arrijnë gjatë fundjavës e në 1 tetor të kompletohet pranimi i të gjitha aparateve të nevojshme. Vazhdon ndërkohë trajnimi i personave që do të trajnojnë më pas këshillat zgjedhorë.



Të ndryshme
Më shumë
LAJMI I FUNDIT: Vijon takimi Ahmeti-Zaev, pritet të definohet mandati i kryeministrit shqiptar10 August 2020
Edhe sivjet nuk do të ketë Haxh për besimtarët myslimanët të Maqedonisë16 June 2021
Gjendet shqiptarja nga Maqedonia që kishte humbur kontaktet me familjen10 August 2021