Nga Vendi
3 September 2021
Grubi thumbon ASH – VMRO-DPMNE

Zëvendëskryeministri Artan Grubi, gjatë inaugurimit të BitPazarit, foli edhe në lidhje me bledhjen e kryesisë së partisë së tij, ku tregoi se nesër do të prezantohen 18 kandidatët për kryetar komunash, shkruan Alsat.

Ai tutje, tha se këta kandidatë do të jenë edhe fituesit e këtyre zgjedhjeve.

“Nesër kemi mbledhje të kryesisë së partisë në Gostivar, ku kryetari Ali Ahmeti do të prezantojë 18 kandidatë për kryetar komunash dhe siç kam thënë edhe më herët, presim që të gjithë ata të jetë fitues, shumica që në raundin e parë, shumë pak në raundin e dytë, por gjithsesi të gjithë ata emra kanë mbështetjen të madhe nga të gjithë qytetarët në komunat e tyre. Për këtë arsye janë kandidatë, sepse do të jenë edhe fitues dhe se qytetarët janë të kënaqur me punën e tyre”, u shpreh zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Ndërkohë i pyetur se çfarë fushate pret nga kundërshtarët politik, ai në veçanti foli për koalicionin ASH-VMRO-DOMNE.

“I quajnë koalicioni 27 në rrjetet sociale, është koalicion i ndarjes, jo koalicion i bashkimit, koalicion i “Shkupi 2014”, dhe jo i një Shkupi të përbashkët. Mezi po pres që të shoh ditën kur të gjithë votuesit e Aleancës, me gjithë zemër, me gjithë atë entuziazëm, do të votojnë për VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit dhe Hristijan Mickoskit. Dhe e kundërta, të gjithë ata patriotë të VMRO-DPMNE-së, të gjithë ata që hynë në kuvend më 27 prill, gjithë ata që e mbështetën Shkupi 2014, do të votojnë me bindje të thellë me gjithë zemër për Zijadin Selën dhe Aleancën. Mezi po e pres 18 nëntorin”, theksoi Grubi.



Të ndryshme
Më shumë
Pse duhet të konsumoni kërpudha? 2 September 2020
Ushtria refuzon urdhërin e Vuçiç për të shtypur protestat në Beograd11 July 2020
OKB: Një miliard nxënës janë prekur nga mbyllja e shkollave prej COVID-19 4 August 2020