ShowBiz
15 September 2021
Është liruar nga paraburgimi këngëtarja Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, u arrestua në Prishtinë me 19 korrik pasi mbi të rëndoi akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Paraburgimi i saj u vendosë prej 1 muaji, dhe së fundi e ka përmbushur dhe është liruar.

Avokati i artistës, Fanol Krasniqi, në një prononcim për “IndeksOnline”, ka treguar se klientja e tij është liruar dhe se Gjykata ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e saj.

Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Interpoli, pasi vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ajo u kap me dy pistoleta në makinën e saj, shoqëruar nga dy persona të tjerë.



Të ndryshme
Më shumë
Rexhepi u premton tetovarëve zgjidhjen e problemeve me ujësjellësin, punësimin e të rinjve dhe projekte infrastrukturorë26 October 2025
Ky është konkurenti që e ka dërguar në “Për’puthen” 3, Atdhe Xheravina28 September 2021
Për dy javë asnjë pacient me COVID-19 në spitalin e Tetovës 7 July 2021