Nga Rajoni
4 September 2021
“Kush je ti? Ku po na con?”, Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradianj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i Kryeministrit të Kosovës.

Ai ka thënë se nuk po merr përgjigje nga Kurti për pyetjet e shumta që i ka shtruar atij përderisa Kurti po angazhon hajdut të vegjël të dalin nëpër televizione.

“Ministrat tu, ai i Brendshëm, e Drejtësisë, dhe i Infrastrukturës dikur e akuzonin qeverine? time pe?r Nexhat Krasniqin, sic? e quanin “kryekriminel” dhe “baba i tendere?ve”. Tash Nexhati e?shte? i angazhuar edhe ne? qeverine? te?nde, konkretisht ne? ministrine? e cila ne? dy muaj ka dhe?ne? 29 tenderën nje?burimore. A u be?re edhe ti si Nexhati, apo ai u be? i mire? tash? Po 38 kontrata sekrete, ne? dobi te? kujt jane?? Ku po shkojne? ato para? Albin, po mundohesh te? me? heshte?sh mua dhe Aleance?n. Jane? munduar edhe te? tjere?t, por nuk kane? arritur. Ne jemi arre? e forte? pe?r ju. Albin, i harrove edhe pe?rkrahe?sit e tu. Pune?sove vajza te? tezeve, mbesa, axhallare?, motra e dhe?ndure? te? elite?s se? pushtetare?ve. A nuk ishte farefisi për dasma? E harrove barazine? sociale, godite edhe pensioniste?t. Godite mjeke?t e police?t. E tash brenda dite?s, gjobiten mbi 4000 qytetare?, ne? vend se te? marrin mbe?shtetje nga shteti”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka vazhduar me pyetje ndaj Kurtit se pse po i dëmton prodhuesit vendor duke ia hequr Serbisë taksën për prodhimet e subvencionuara nga Serbia, duke i thënë se nuk e ka vendosur reciprocitetin kur e ka hequr taksën.

Më tej Haradinaj ka pyetur Kurtin se a po marrin qytetarët kujdesin e duhur shëndetësor dhe se a i ka vizituar spitalet që të shoh përpjekjet titanike të mjekëve e stafit mjekësor, duke i kujtuar atij se me 2 gusht u krenua që mundi pandeminë dhe hoqi nga puna profesionistët mjekësorë.

Dhe në fund ai i kujtoi Kurtit se as ai dhe as Aleanca nuk do i mbështesin shkelësit e ligjit duke i thënë se ata i duan në burgje por jo përmes gjykimit publik të Kurtit por përmes organeve të drejtësisë të cilave po u bëhet presioni më i madh i mundshëm nga qeveria Kurti.

“Kush je ti? Ku po na c?on? Ti qe? po e pe?rdhos edhe gjakun e De?shmore?ve, qe? le?kund edhe eshtrat e tyre ne? varre. Ti qe? u be?re turpi i Kosove?s. Marre!”, shkroi në fund Haradinaj.



Të ndryshme
Më shumë
Princ Vali Corleone i ri i Maqedonisë, shpenzon 60 mijë euro në muaj pa punuar kurrë21 June 2021
Dua Lipa shfaqet joshëse në bikini nga pushimet në Shqipëri30 July 2021
Për shkak të Kovid-19 myslimanët nga Maqedonia nuk do të shkojnë në Haxh23 June 2020