Nga Vendi
9 August 2021
Dyshohet që shkaktoi zjarre, arrestohet i moshuari nga Dibra

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 18:30, policia e rajonit të Dibrës ka arrestuar 60-vjeçarin nga Dibra me iniciale B.M.

Nga MPB informojnë se patrulla e policisë dhe e zjarrfikësve si dhe policia e pyjeve kanë kapur personi në fjalë në zonën e vatrave të zjarrit në rajonin e Dibrës, gjegjësisht në fshatin Bomovë.

Pas koordinimit me prokurorin publik, B.M. është mbajtur në stacion të policisë ndërsa kundër tij do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 227 të Kodit Penale.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski paralajmëron tregtarët për çmimet, masa ndaj abuzimeve në treg22 March 2026
Alaudin Hamiti merr vendimin drastik: Do të mbyll emisionin “NIN”, kjo është arsyeja29 June 2021
Princi Harry nuk është djali i Charles?25 June 2021