Nga Vendi
5 July 2020
Grabiten rreth një milion euro në një shtëpi në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në SPB-Shkup është raportuar grabitje e rëndë, ku sipas raportimit janë vjedhur gati një milion euro.

“Më 04.07.2020 në orën 22:10 në SPB-Shkup, SH.I (58) nga Shkupi ka raportuar se në periudhën nga ora 19:30 deri në orën 21.45 në një shtëpi në Shkup në pronësi të tij, person i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë. Sipas raportit personi ka hyrë me forcë në shtëpi dhe në njërën prej shomave ka marrë tre çanta ku ka pasur 800,000 euro, 60,000 dollarë amerikanë, 50,000 franga zvicerane dhe 1.000.000 denarë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.



Të ndryshme
Më shumë
Rama për reciprocitetin e targave: Kosova ka të drejtë edhe pikë, Serbia të ndalojë manovrat teatrale me ushtri27 September 2021
Kriza energjetike, Rama: Jemi përgatitur për ta përballuar19 October 2021
Teuta Arifi dhe Clarisse Pasztory në “Prespa Forum Dialogue 2021” 2 July 2021