Nga Vendi
10 September 2021
Maqedoni, dje janë aplikuar mbi 16 mijë vaksina

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.

MSH informon se janë aplikuar gjithsej 1.358.067 doza të vaksinës, ndërsa 603.795 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 16.737 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 1.959 qytetarë. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“30% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja”, thonë nga MSH./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zjarrfikësit e Zagrebit bëhen përsëri hit në internet15 June 2021
Bilall Kasami: “Të vendosim bashkërisht për fatin e qytetit tonë!”19 October 2025
Kohe Sociale nga Griselda Geci në AlmakPress 5 March 2026