Nga Rajoni
6 September 2021
Babai i Marigona Osmanit: “Kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë”

Babai i të ndjerës, Marigona Osmani, 18 vjeçare nga Ferizaj, e cila dyshohet se u rrah deri në vdekje, ka thënë se vajza e tij ka qenë e kërkcënuar prej kohësh.

Gazetarja Bora Shahini nga Abc News, zbuloi bisedën që ka bërë me babanë e të ndjerës, duke u shprehur se dyshja ishin njohur përmes rrjeteve sociale. Sipas babait, më vonë, ata kanë kuptuar se Krivaqa ka qenë precedent i 133 veprave penale.

Shahini ka theksuar se babai ka deklaruar se 18-vjeçarja kërcënohej dhe kur shkonte në shtëpi i pyeste vazhdimisht nëse janë mirë apo i kishte ndodhur diçka.

“Vajza e tij ka qenë e kërcënuar prej kohësh. Marigona e ka njohur Dardanin në rrjetet sociale. Më pas, pasi i thotë babait, gjëja e parë që bëhet është prezantimi. Ai e pranoi se Dardani ishte precedent i 133 veprave penale. Kur e marrin vesh familjarët i thonë të largohet. ‘Por vajza vazhdimisht kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë, ishte e shqetësuar’, është shprehur babai. Më thoshte vazhdimisht se vajza ka qenë e kërcënuar. Nga komshinjtë kanë dëgjuar ulërima, zhurmë nga dhuna që i ushtrohej Marigonës”, tha Shahini.



Të ndryshme
Më shumë
Me këtë stil Ariana duket ndryshe shumë23 June 2021
Sot nis gjykimi për tragjedinë në Koçan19 November 2025
Daçiq thotë se Kurti është më shumë i gjermanëve se amerikanëve 8 July 2021