Nga Bota
7 April 2026
Trump rrit tensionet me Iranin, paralajmërime të njëpasnjëshme për sulme dhe ultimatum

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse nuk arrihet një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Në një reagim të fundit, ai deklaroi se një qytetërim i tërë mund të zhduket brenda natës, duke shtuar se nuk dëshiron që kjo të ndodhë, por se një skenar i tillë mbetet i mundur.

Këto deklarata vijnë pas një serie ultimatumesh të vendosura nga Trump gjatë javëve të fundit, fillimisht me një afat 48-orësh për rihapjen e rrugës ujore, i shoqëruar me kërcënime për goditje ndaj infrastrukturës energjetike në Iran. Më pas, afatet janë shtyrë disa herë pas pretendimeve për bisedime mes palëve, por paralajmërimet për sulme janë rikthyer vazhdimisht.

Ndërkohë, zyrtarët iranianë i kanë cilësuar këto deklarata si kërcënime serioze, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe me zhvillime të paparashikueshme.



Të ndryshme
Më shumë
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi takohet me Presidentin e Azerbajxhanit17 June 2025
Komisioni Evropian sot publikon raportin për Maqedoninë e Veriut19 October 2021
Rihanna fotografohet në momente intime me të dashurin në publik25 June 2021