Nga Vendi
6 September 2021
Carovska thotë se bojkoti nuk është në interes të nxënësve

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska derisa komentoi paralajmërimet për bojkot të mësimit për shkak të programit të ri mësimor për klasën e parë dhe të katërt, theksoi se bojkoti nuk i kryen punë askujt dhe do të shkonte në dëm të nxënësve.

Sipas saj mësimdhënësit janë të kënaqur me programin e ri mësimor.

“Bojkoti nuk i kryen punë askujt, aq më pak është në interes të vetë nxënësve. Unë si ministër por dhe si Qeveri po bëjmë përpjekje që sigurojmë arsim cilësor që punon dhe është në funksion të çdo nxënësi”.

“Për këtë arsye apeloj deri tek prindërit por edhe deri tek disa subjekte të caktuara politike, që ti lënë mënjanë interesat e tyre personale dhe për momentin të ndjekin interesin e fëmijëve”, u shpreh Carovska.



Të ndryshme
Më shumë
Kosovë: 119 raste të reja me COVID-1915 July 2020
Werderi dhe Rashica nuk ia dalin në shtëpi, mbetja në Bundesliga do të diskutohet në ndeshjen e kthimit 2 July 2020
G-Bani kritikon artistët: Pas vendimit të Hagës po mbaheni si patriota... 22 September 2026