Nga Vendi
7 September 2021
Mickoski fton qytetarët që masovisht të regjistrohen

Kryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, mbrëmë në një intervistë për TV24 ka folur për procesin e regjistrimit të popullsisë.

Ai tha se përgjegjës për ligjshmërinë dhe saktësinë e regjistrimit janë Qeveria dhe Enti Shtetëror i Statistikave, duke shtuar se gjithçka tjetër në këtë proces është folklor.

“Ajo që OBRM-PDUKM e ka bërë që në fillim të këtij viti ka qenë që regjistrimi të shtyhet dhe të mbahet tani në shtator. Pse? Meqë tani po e realizojmë regjistrimin, mund ta kontrollojmë menjëherë gjatë zgjedhjeve lokale, sepse tani në zgjedhjet lokale do të kemi terminale të gjurmëve të gishtërinjve dhe ky do të jetë treguesi ynë i parë nëse qeveria dhe ESHS-ja e kanë përfunduar regjistrimin siç duhet”, tha Mickoski.

Ai ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonis që të regjistrohen dhe të mos e bojkotojnë këtë proces./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Osmani: Mesazhet nga Brukseli nuk janë të mira, por duhet të vazhdojmë të punojmë29 September 2021
Kosova shteti i vetëm në rajon ende jashtë Konferencës Evropiane të Ministrave të Transportit20 October 2025
GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në qeli24 March 2026