Nga Rajoni
7 September 2021
Lajçak për bisedimet Kosovë-Serbi: Ka disa çështje urgjente për t’u diskutuar

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka konfirmuar se të martën dhe mërkurën delegacionet nga Kosova dhe Serbia do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut.

Lajçak në një postim në Twitter shkruan se janë disa çështje urgjente që duhet diskutuar.

“Sot dhe nesër, unë do të mbaj takime me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequr nga kryenegociatorët e tyre Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar dhe unë pres të gjendet një mirëkuptim i përbashkët në rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011.



Të ndryshme
Më shumë
Këta aktorë nga Turqia janë me origjinë shqiptare18 October 2021
Moti me diell, temperatura deri në 41 gradë30 June 2021
Autoritetet e Maqedonisë thonë se në fund të verës do të arrihet imuniteti kolektiv23 June 2021