ShowBiz
18 October 2021
Këta aktorë nga Turqia janë me origjinë shqiptare

Ata janë ndër aktorët më të pëlqyer në Turqi, por a e dini se disa prej tyre kanë origjinë shqiptare.

1. Baris Arduc

Omeri i “Dashuri me qira”, edhe pse ka lindur në Zvicër, ka origjinë shqiptare. Madje, aktori di gjithashtu të flasë shqip.

2. Kivanc Tatlitug

Ylli i serialeve turke ka pranuar në një intervistë se ka origjinë shqiptare. Ai konsiderohet si Brad Pitt i Turqisë.

3. Deniz Barut

Aktorja ka zbuluar prejardhjen e saj shqiptare nëpërmjet një urimi që i ka bërë babait. “I dashur baba, i forti baba, sot është ditëlindja jote. Së bashku, edhe shumë vite të lumtura. Ti bëhu shumë i fortë dhe qëndro gjithmonë pranë nesh. Shqiptari inatçor, të dua babi”, ka qenë urimi i aktores.

4. Halit Ergenc

Ai njihet nga të gjithë si Sulejmani i Madhërishëm. “Më duhet të them se të parët e mi nga ana e mamasë në Periudhën Osmane kanë ardhur në Turqi, pra babai i gjyshit të saj ka qenë shqiptar. Mund të them me plot gojën se në damarët e mi ka gjak shqiptari” ka thënë aktori në një intervistë./21Media



Të ndryshme
Më shumë
Abdixhiku: Asnjë vendim nuk e kam marrë për veten, por për LDK-në30 July 2026
Të punësuarit në institucione të jenë në dispozicion për regjistrimin, rekomandon Qeveria25 August 2021
“Kjo tragjedi na preu rrugën”, Deva Tours del me komunikatë pas tragjedisë së djeshme26 July 2021