Nga Vendi
7 September 2021
Kush është kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Tetovën?

Ditën e diel në Kuvendin e degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë si kandidat për kreun e komunës u vendos që të jetë Vullnet Murseli, informon portali “tetova1”.

Por kush është kandidati që ASH zgjodhi për garuar në qytetin më të madh të shqiptarëve të Maqedonisë?

Vullnet Murseli është i lindur në Tetovë, në një familje me origjinë nga fshati Lisec. Është i martuar, dhe baba i dy djemve. Ka mbaruar Fakultetin Juridik, si dhe është Magjistër i Shkencave për Shëndet Publik.

Pas studimeve të magjistraturës ka dhënë provimin e jurispodencës. Ka 25 vite përvojë pune në sektorin privat dhe atë publik.

 

Aktualisht është drejtor i Sektorit për Implementimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare të aspektit Social- në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut.

Njëkohësisht është pronar i laboratorëve diagnostik LAOR në Tetovë. Është anëtar i Aleancës për Shqiptarët qe tre vite ku vazhdon të japë kontributin tim në shumë sfera./tetova1/



Të ndryshme
Më shumë
Sot në të gjitha xhamitë e Maqedonisë do të bëhen lutje për viktimat e tragjedisë në Tetovë10 September 2021
E trishtë, ndahet nga jeta në moshë të re bashkëshortja e deputetit të PS18 September 2026
LAMM: Nga 15 nëntori fillon obligimi për bartjen e pajisjeve dimërore në automjete13 November 2025