Nga Vendi
8 September 2021
Maqedoni: Do të krijohet sistem elektronik, qytetarët do të mund të ankohen për administratën publike

Në seancën e djeshme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratuar informacioni për nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes për vendosjen e një sistemi elektronik për parashtrim të ankesave elektronike dhe paraqitje që lihen me shërbimet e administratës publike.

“Sistem elektronik për parashtrim të paraqitjeve, shkresave dhe propozimeve do të mundësojë që qytetarët dhe personat juridik në çdo kohë të denoncojnë dyshime për korrupsion në organet shtetërore, si dhe të denoncojnë problem me procedura për marrjen e shërbimit të caktuar”, sqarojnë nga Qeveria.

Sistemi është paraparë që të zbatohet si modul i veçantë në kuadër të Portalit kombëtar për shërbime elektronike nëpërmjet të cilit qytetarët dhe personat juridik do të mund të dërgojnë parashtesa për çfarëdolloj shërbimi, institucioni.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Vazhdohen deri më 27 gusht kushtet aktuale për hyrje në Greqi19 August 2021
72-vjeçarja që duket si modele tregon sekretin e formave perfekte25 June 2021
Lotaria në kërkim të personit që fitoi 2.4 milionë euro para dy muajve, nuk u lajmërua për paratë27 October 2021