Kuriozitete
8 September 2021
Studimi: Çfarë ndodh me personat që kalojnë COVID’in por nuk krijojnë antitrupa

Studimi: Çfarë ndodh me personat që kalojnë COVID’in por nuk krijojnë antitrupa

Janë shëruar nga Covid-19, por nuk kanë krijuar antitrupa specifikë.

Një studim i ri po kërkon të hedhë dritë mbi këtë fenomen, i cili duket se ka prekur shumë njerëz. Studimi i qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, dëshmon qartë se jo  të gjithë krijojnë antitrupa nga koronavirusi, ndonëse mund ta kenë kaluar me sukses sëmundjen.

Sipas ekspertëve, kjo gjë i detyrohet moshës përgjithësisht më të re të të prekurve në këtë rast, por mbi të gjitha faktit që ngarkesa virale me të cilën ata janë përballur, ka qenë më e ulët. Verifikimet nga Universiteti i Alabamës treguan se të paktën 36% e të infektuarve nuk kishin krijuar antitrupa.

Edhe një studim izraelit kishte treguar më herët raste personash që mbeteshin sieronegativë edhe pse rezultati i testit i kishte dalë pozitiv pas marrjes së një kampioni nga hunda. Një kërkim në Gjermani sakaq ka befasuar me rezultatin: sipas tij, 85% e të prekurve nuk kishin arritur të bënin antitrupa, raporton TCH.

Nëse diçka e tilla konfirmohet plotësisht personat që nuk bëjnë antitrupa reagojnë ndryshe ndaj vaksinave, e mund të kenë nevojë për më shumë doza pasi konsiderohen më pak të mbrojtur nga sëmundja.



Të ndryshme
Më shumë
Derkoski: Asnjë in cident nuk është raportuar në vendvotime deri më tani15 July 2020
Shqipëri, 96 raste të reja dhe dy humbje jete në 24 orët e fundit14 July 2020
KSHZ sot shpallë rezultatet e plota përfundimtare të votimit në të gjitha komunat28 October 2025