Nga Vendi
13 November 2025
Fusha e Tearcës përfiton sistem të ri ujitjeje me mbështetje nga Bashkimi Evropian

Në Komunën e Tearcës po zhvillohen punimet për ndërtimin e sistemit të ujitjes së fushës bujqësore, një projekt madhor me vlerë prej 1.740.000 euro, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA dhe i menaxhuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave.

Sistemi i ri do të mundësojë ujitjen e 330 hektarëve tokë bujqësore, duke përfshirë më shumë se 450 parcela, çka pritet të lehtësojë ndjeshëm punën e bujqve të zonës dhe të rrisë produktivitetin bujqësor.Kryetari i Komunës së Tearcës, gjatë vizitës në terren, theksoi rëndësinë e këtij investimi, duke u shprehur se:“Mbështetja e bujqve është ndër prioritetet tona kryesore. Me projekte të tilla, përmirësojmë jetën e qytetarëve dhe zhvillojmë ekonominë rurale të komunës sonë.”

Ky projekt konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe përdorimit efikas të burimeve ujore në rajon.



Të ndryshme
Më shumë
Ganiu: Zyrtarisht janë regjistruar 16 viktima nga Çairi, por numri është më i madh23 November 2021
Lideri i opozitës turke: Erdogan është psikopat27 October 2021
SPB Tetovë: Arrestohet një person për posedim të lëndëve narkotike 8 July 2021