Nga Vendi
25 September 2025
DPHM: Nga nesër deri të hënën mot me shi dhe bubullima

Sot në orët e pasdites do të ketë kushte për dukuri të izoluar të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme afatshkurte dhe bubullima të rrala. Nga nesër deri të hënën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e aktivitetit ciklonik dhe do ketë ndryshim më të madh të motit, njoftoi DPHM.

Do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe më freskët me reshje të përkohshme të shiut. Lokalisht reshjet do të jenë vërshuese dhe më intensive (mbi 20l/m2), të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura ditore do të bjerë për 8 deri në 10 gradë krahasuar me ditën e sotme.

Në Shkup, nga dita e nesërme deri të hënën do të mbajë mot me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Në disa pjesë të luginës do të mbajë mot jostabil me reshje intensive të shiut, të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar.



Të ndryshme
Më shumë
Hasmëria mes familjes katolike dhe myslimane / Hoxhë Kryeziu: Falësi tha e kam një kusht24 August 2021
Spitali Nënë Tereza-Çair nis hapat për procesin e akreditimit 4 March 2026
Çun Lajçi me kritika për Kurtin, thotë se s’po dihet cili është hajni i madh e cili hajni i vogël 9 September 2021