Nga Vendi
4 March 2026
Spitali Nënë Tereza-Çair nis hapat për procesin e akreditimit

Drejtoresha e Spitali Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë Nënë Tereza-Çair, Meral Uzeiri Ferati, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të Agjencisë për Cilësinë dhe Akreditimin e Institucioneve Shëndetësore, në kuadër të fillimit të procesit të akreditimit të institucionit.

Takimi u fokusua në përcaktimin e hapave që duhet të ndiqen për përmbushjen e standardeve të kërkuara, me synimin për të garantuar shërbime më cilësore dhe më të sigurta për pacientët. Sipas përfaqësuesve, “qëllimi i takimit është përmirësimi i kujdesit shëndetësor përmes zbatimit dhe futjes në përdorim të standardeve të cilësisë dhe sigurisë së pacientit”.

Procesi i akreditimit pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në forcimin e besimit të qytetarëve ndaj institucionit shëndetësor.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Nuk e kemi patjetër të koalicionojmë me Ahmetin, pasi Sela është afër me mandate12 July 2020
VLEN: Qeveria teknike është modeli i së kaluarës, jo nevojë aktuale e demokracisë22 April 2026
Vala e protestave përfshin Evropën, pas Francës trazira edhe në Itali18 October 2026