Nga Bota
2 October 2026
Shqiptari goditet me thikë në Zvicër, tre të arrestuar

Një 24-vjeçar me origjinë nga Kosova është goditur me thike në një hotel në Zyrih të Zvicrës. Tre të dyshuar janë arrestuar, përkatësisht dy suedezë dhe një slloven.

Mediat raportojnë se i riu pati lëndime në krah dhe në pjesën e sipërme të trupit, por nuk konsiderohen serioze, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.

Dyshohet se ngjarja nisi nga një përleshje në dhomën e hotelit, por nuk dihet ende se për çfarë nisi përleshja, e cila çoi më pas në përdorimin e thikës.

Njëri prej të dyshuarve u arrestua fillimisht e dy të tjerët më pas. Të tre janë të moshave mes 20 dhe 33 vjeç.



Të ndryshme
Më shumë
Zhelina hap dyert për të rinjtë: Rrjetëzim, ide dhe rrëfime suksesi nga Pollogu20 November 2025
Marjana Koçeku apel për mbrojtjen e lumit të Currajve: Mos lejoni betonizimin dhe ndërtimin e digave26 June 2026
“Thirrjet e nënave”: S’ka pajtim me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve23 July 2020