Nga Vendi
6 August 2026
Ahmeti priti në takim ushtruesen e detyrës së ambasadores së SHBA-së, Nicole Varnes: theksohet partneriteti strategjik dhe rruga evropiane

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, zhvilloi një takim në selinë e partisë në Tetovë me Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes. Në fokus të bisedës ishin zhvillimet aktuale politike në vend, forcimi i institucioneve demokratike dhe bashkëpunimi strategjik ndërmjet ShBA-së dhe Maqedonisë së Veriut. Ahmeti vlerësoi angazhimin e Varnes në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj vendit. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol vendimtar në arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe se kontributi i tyre mbetet i rëndësishëm për ruajtjen e frymës së saj, avancimin e barazisë dhe forcimin e kohezionit shoqëror. "Rikonfirmova përkushtimin tonë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbatimit të plotë të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe orientimit të palëkundur evropian të vendit", theksoi Ahmeti. Sipas tij, dialogu i vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë është thelbësor për ndërtimin e një Maqedonie të Veriut demokratike, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ku të gjithë qytetarët gëzojnë të drejta dhe mundësi të barabarta.



Të ndryshme
Më shumë
Moti i keq, probleme me energjinë elektrike në disa Bashki - këto janë rrugët e bllokuara18 November 2025
Lazim Destani: Pjesëmarrës në samitin dy ditor në Ohër 2 July 2021
Për shkak të Kovid-19 myslimanët nga Maqedonia nuk do të shkojnë në Haxh23 June 2020