ShowBiz
17 September 2021
‘’Boll se të nxora nga shtëpia’’, Argjira zbulon mbështetjen e vjehrrës në zënkat me Gracianon

Argjira dhe Graciano ka pak kohë që kanë bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë, por shumë shpejt janë shndërruar në të preferuarit e publikut.

Prezantuesja simpatike e ftuar në ‘’Ftesë në 5’’ gjersa ka zbuluar projektin e saj të ri televiziv ka folur edhe për marrëdhënien me Gracianon dhe raportet e afërta me nënën e tij.

Pimë kafe çdo ditë. Vjehrra e ka punën përballë shtëpisë time, jemi komshie. Ajo çdo mëngjes që vjen te puna, i them hajde se kam bërë kafen turke, hajde te nusja. Kur shkojmë për të bërë shopping m’i çon të gjitha me rradhë, ta marr këtë, ta marr atë dhe unë i tregoj merre këtë, merre atë. Ka filluar të marrë këshillat e mia. E kam si shoqe të ngushtë, me Ornelën flas çdo gjë, që nga hallet me Gracianon, si nga hallet me shoqet, nga hallet e punës. Ajo e di çdo detaj. Është dashuri, e kam shumë xhan. E dua shumë”– tregoi Gjira.

Po ashtu, ajo rrëfeu një skenë ku vjehrra i kishte dalë në krah asaj dhe jo Gracianos.

Tani që po filloj projektin e ri isha shumë e stresuar, por Graciano është kritikuesi im më i madh. Një ditë po më bënte shumë presion “Mos i ngelizho gjërat” dhe unë isha aq e stresuar sa edhe ky nuk më duhej fare. Në atë moment shpërtheu Ornela “Ore a do pushosh ti se të nxorra nga shtëpia! Boll! Mos ma ngacmo gocën se mjaftueshëm është e stresuar”- rrëfeu moderatorja.

Ndryshe sa i përket projektit televiziv në këtë sezon Argjira do të sjell në ekranin e ‘’Top Channel’’ një emision që ka të bëjë me blogeret, jetën dhe punën e tyre. Programi do të jetë në kuadër të ‘’E diell’’.



Të ndryshme
Më shumë
Brenda çantës mbretërore, çfarë mban gjithnjë me vete Mbretëresha Elizabeth10 August 2021
Arrestohen katër persona në Tetovë, posedonin marijuanë15 September 2020
Grenell në Tiranë, takon Ramën 2 August 2021