Nga Vendi
8 September 2021
Zaev: Shteti dhe pavarësia jonë qofshin të përjetshme

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, me rastin e 30-vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, ka dërguar mesazh urimi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se Dita e Pavarësisë është një nga datat më të shenjta dhe më të ndritshme në historinë e Maqedonisë.

“Në jubileun e 30 viteve të pavarësisë, historia jonë, shpresat tona, kujtimet tona, aspiratat tona të arritura janë përmbledhur. Të dashur maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, vllehë, boshnjakë … Të dashur bullgarë, kroatë, malazezë dhe të gjithë të tjerët,

Gëzuar Jubileun – 30 vjet pavarësi. Pavarësia dhe shteti ynë qoftë i përjetshëm.

Rroftë Republika e Maqedonisë!”, ka shkruar Zaev.



Të ndryshme
Më shumë
Nga masa për arrest shtëpiak te dorëzimi në pikëkalimin kufitar në Morinë, krejt çka rreth rastit të Vlora Hysenit23 September 2026
Në Serbi janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë të Maqedonisë 5 July 2021
Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër13 September 2026