Nga Bota
8 September 2021
70-vjeçari në Itali shkatërron Ferrarin me vlerë 135 mijë euro

Jo shumë larg nga stacioni i policisë, një 70-vjeçar në Itali përplasi Ferrarin e tij 135 mijë euro me një pemë duke e shkatërruar.

Sipas mediave italiane, i moshuari kishte marrë edhe një kameraman për ta filmuar atë teksa drejtonte Ferrarin e vitit 1991 me shpejtësi, por vetëm pas dy xhirove, ai humbi kontrollin dhe makina u përplas me pemën.

Zhurma e shkaktuar nga përplasja bëri që policia të mbërrijë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i moshuari u dërgua në spital me plagë të lehta.

 



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëria do të mbyllë Kapitullin 20, reagon Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik10 October 2026
Numri i vetëvrasjeve në Gjermani rritet sërish25 October 2026
Gjobat nga sistemi “Safe City” për shkeljet në komunikacion do të fillojnë të zbatohen nga 1 shkurti 6 December 2025