Nga Vendi
8 September 2021
Zjarri që shpërtheu në Kovid-Qendrën e Tetovës

Zjarri që shpërtheu në Kovid-Qendrën e Tetovës ka shkrumbuar tërësisht objektin, ndërkaq raportohet të ketë edhe viktima si nga pacientët po ashtu edhe nga stafi mjekësorë, transmeton Alsat. Është djegur tërësisht spitali modular, derisa zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit. Në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e viktimave.

Përveç ekipeve të zjarrfikësve në vendin e ngjarjes ka edhe turma të shumta të qytetarëve të cilët kanë ardhur të kontrollojnë gjendjen e familjarëve të tyre të cilët kanë kanë qenë duke u trajtuar në këtë godinë. Për momentin, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të sotëm.

Ndryshe, kujtojmë se para disa jave në të njëjtin spital kishte pasur tentime për të dëmtuar rrjetin e oksigjenit, pas çka policia arrestoi një 42-vjeçar nga fshati Zhelinë në Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Arkeologët kanë zbuluar një varr të lashtë me ar dhe armë pranë një fshatit të Strugës 5 October 2026
Lumir Abdixhiku ofron dorëheqien në Kuvendin e LDK-së13 January 2026
Gazetarja e njohur ia thotë troç Elahid Cufit: Ti nuk je poet21 October 2021