ShowBiz
21 October 2021
Gazetarja e njohur ia thotë troç Elahid Cufit: Ti nuk je poet

Mbrëmjen e së premtes Elhaidi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ndërsa sot ishte i ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”. Gazetarja Iva Tiço i tha troç se ajo nuk e sheh si poet.

“Nuk e di nëse ju e quani veten poet, po të paktën të tjerët…Nëse do jetë poet Elhaidi, pastaj ça do bëjë Borges-i, do kthehet përmbys në varr. Më fal, ndoshta është thjesht çështje termash sepse unë mendoj se kjo është një botë e madhe, është një botë ku ka vend për të gjithë, ku të gjithë mund të shkruajnë dhe të gjithë kanë lexuesin e vet. Ajo që Elhaidi bën dhe e çmoj, e komplimentoj është që ka gjetur lexuesin e këtij shekulli. Lexuesi i këtij shekulli është komplet tjetër, lexuesi i smartphone që nuk hyn të lexoj një libër të gjatë, por një citat, një citat që nxjerr thelbin e një libri. Elhaidi është i zoti dhe nuk e di si e bën, por bravo i qoftë, që me 7 fjalë të nxjerri thelbin e një libri. Kjo është një zotësi”, tha ajo.

Elhaidi është kthyer “fenomen” në Instagram me shprehjet e tij. Kërkesa e vetme që kishte kur hyri në “Big Brother” ishte: “Big Brother të lutem na sill disa libra që atëherë kur bota të flejë të kem disa libra që të qetësoj shpirtin”.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe paralajmëroi normalizim të punës së spitaleve në vend28 June 2020
Lindje cezariane në SHBA, mjekët i çajnë foshnjës fytyrën me gërshërë21 June 2021
Aksion masiv i policisë gjermane, mbi 750 të arrestuar e 3.2 tonë kanabis të konfiskuar 6 July 2021