Nga Rajoni
19 July 2020
Shqipëri: Regjistrohen 82 raste të reja dhe një viktimë nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 69-vjeçare nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë, me gjithë trajtimin dhe përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.

Ndërkohë do të vijojë kryerja e testeve serologjike për personelin shëndetësor, dhe një kampionim i popullatës do të kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik.

Deri më tash në Shqipëri janë konfirmuar 4090 raste me koronavirus, prej tyre 2311 janë të shëruar, 1667 janë raste ende aktive dhe 112 persona kanë vdekur



Të ndryshme
Më shumë
Ju dha 25 mijë euro pas kërcënimit se do të lëndojnë vëllaun e saj10 May 2025
Nisin testimet e vaksinës italiane kundër Covid-1924 August 2020
Masakrim me sopatë, goditje me shufër metalike e breshëri plumbash / Vrasjet e rënda të femrave në Kosovë25 August 2021