Nga Vendi
3 June 2025
Azir Aliu pritet të emërohet Ministër i ri i Shëndetësisë – votimi mund të ndodhë më 5, 9 ose 12 qershor

Ministri i ri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut pritet të votohet në Kuvend më 12 qershor, megjithatë po bëhen përpjekje që kjo të ndodhë edhe më herët. Lajmin e konfirmoi kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha se janë propozuar dy data alternative për këtë proces: 5 dhe 9 qershor.

“Zgjedhja e ministrit të ri të Shëndetësisë do të jetë në rendin e ditës në seancën e planifikuar për më 12 qershor,” deklaroi Mickoski për mediat. “Fatkeqësisht, sot është një ditë e tillë, kështu që nuk mund të vihet papritur në rendin e ditës. Po përpiqemi të arrijmë disi sukses para 12 qershorit. Nëse ia dalim, janë dhënë dy data si opsion në qershor – 5 dhe 9, por të shohim nëse Kuvendi arrin të organizohet dhe të caktojë seancë,” shtoi ai.

Kandidati për ministër të ri të Shëndetësisë është Azir Aliu, ish-ministër i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës. Ai vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, e cila vazhdon të jetë pjesë e koalicionit “VLEN”, pas largimit të Arben Taravarit nga posti dhe kalimit të tij në opozitë më 15 maj.

Mickoski sqaroi se vendimi për emërimin e Aliut është marrë javën e kaluar dhe kërkesa për miratimin e tij është dorëzuar në Kuvend të premten. Në të njëjtën seancë, sipas kryeministrit, në rend dite do të jenë edhe emërimet për zëvendësministrat përkatës./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Për herë të parë në Maqedoni konfirmohen dy raste të lisë së majmunëve23 May 2025
“Gjeta 12 meshkuj lakuriq në mes të natës”, moderatorja shqiptare habit me rrëfimin 9 July 2021
MSH Maqedoni: Nuk ka hospitalizimeve të reja për covid pacientë në Shkup 9 June 2021