Nga Vendi
14 July 2020
Qytetarët pa maska nuk do lejohen të votojnë

Protokolli i veçantë për zgjedhjet detyron Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe këshillat zgjedhor, edhe në ditën e votimit të respektojnë masat e përgjithshme për mbrojtje nga virusi. Në hyrje të secilit vendvotimi duhet të ketë mjete denzifektimi. Dritaret duhet të jenë të hapura ose ambienti të ajroset në çdo orë.

Këshillat zgjedhor janë të detyruar të ruajnë rendin brenda dhe në dalje të vendvotimit, sa i takon respektimit të masave dhe mbajtjes së distancës kurse brenda objektit kujdesen për dezinfektimin e duarve nga ana e votuesve, në hyrje dhe në dalje.

Votuesit jashtë detyrimisht mbajnë maskë dhe distancë prej 1 metër e gjysmë deri në 2 metra. Gjatë hyrjes në vendvotim i dezinfekton duart. Maskën e heq për disa sekonda kur dorëzon dokumentin e identifikimit te anëtari i këshillit zgjedhor dhe kujdeset të mbajë distancë nga ai. Në vendvotim nuk lejohen më shumë persona se sa që ka paravanë. Gjatë daljes nga vendvotimi, votuesi dezinfekton përsëri duart.

Anëtarët e këshillave zgjedhor dhe të gjithë personat që janë të lejuar të qëndrojnë në vendvotim, janë të detyruar të mbajnë maskë dhe doreza, pavarësisht distancës mes tyre. Maska ndërrohet çdo 4 orë kurse dorezat pas çdo pushimi ose shkëputje të mundshme.

 

Distanca e detyrueshme mes tyre është 1 metër deri 1 metër e gjysmë kurse larja dhe dezinfektimi i rregullt i duarve, po ashtu, është i detyrueshëm.

 

KSHZ-ja duhet të dezinfektojë hapësirat e vendvotimeve edhe pas përfundimit të procesit.

Fatlume Dervishi



Të ndryshme
Më shumë
Tea Trifonit nuk po ja do në dashuri, ndahet edhe nga i dashuri tjetër25 October 2021
Ja sa para do të jep shteti në pakon e katërt12 September 2020
MC Kresha tregon se për cilën kombëtare bën tifo në “EURO 2020”16 June 2021