Nga Vendi
8 September 2021
Ka viktima nga zjarri në spitalin e djegur në Tetovë!

Ujkan Rrahmani është njëri nga të shtrirët në spital si pasojë e lëndimeve që ka marrë në zjarrin që e kaploi spitalin mobil për Kovid-19 në Tetovë.

Duke mos qenë në gjendje të flasë me kamerë, ai arriti që për TV21 të konfirmojë vetëm se ka viktima nga zjarri.

Thotë se deri në momentin sa fliste me ne, nga spitali janë nxjerrë 13 persona, mes tyre pacientë dhe personel mjekësor.

“Viktima ka, por numri i sakt nuk dihet. 13 persona kanë nxjerr prej brenda. Ka edhe të lënduar, disa janë në repartin intern, disa në kirurgji”, tha Rrahmani për TV21.

Thotë se numri i përgjithshëm i të pranishmëve në spitalin mobil ka qenë prej 80 deri në 90 persona.

Zyrtarisht, asnjë institucion nuk ka raportuar për numrin e të lënduarve dhe viktimave.

Ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani janë tashmë në Tetovë nga ku situatën nga afër.

Raportohet se zjarri është denoncuar në ora 21:15 dhe se për pak minuta gjithçka është shkatërruar.



Të ndryshme
Më shumë
“Kam edhe një skenë intime”, Arjola Demiri pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër14 October 2021
Zv.presidentja e SHBA-së, Kamala Harris falënderon Kosovën për pranimin e afganëve: Të forcojmë marrëdhëniet Kosovë-SHBA 4 September 2021
Seancë e re gjyqësore për zjarrin në disko-klubin “Puls” 2 December 2025