Nga Vendi
9 September 2021
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për zjarrin tragjik në Tetovë

Tragjedi e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Tetovës, ku zjarri ka kapluar spitalin modular, të ndërtuar për pacientët me COVID-19.

Sipas informacioneve të fundit zyrtare nga Prokuroria, numri i viktimave të konfirmuara është 14, ndërsa po vazhdojnë ekspertizat për zbardhjen e rrethanave.

Për këtë rast tragjik në Tetovë, kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare.

BBC raporton për dhjetë të vdekur nga ky zjarr, ndërsa ka përcjellë edhe reagimin e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe.

BBC gjithashtu ka transmetuar deklaratën e zv.shefit të zjarrfikësve në Tetovë, Sasho Trajkovski, i cili ka thënë se zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe, ndërsa sipas tij, është shkaktuar nga shpërthimi i një bombolës me oksigjen.

Për këtë ngjarje ka raportuar edhe “Al Jazeera”, duke e përshkruar atë si tragjedi të rëndë.

“Dhjetë të vdekur nga zjarri në spitalin e përkohshëm COVID në Maqedoninë e Veriut”, është titulli i Al Jazeera.

Ndryshe, sipas informacioneve zyrtare nga Prokuroria Themelore e Maqedonisë, deri tani janë konfirmuar 14 viktima.

Ende nuk dihet numri i pacientëve të cilët kanë qenë të hospitalizuar në këto covid-qendra, të cilat u ndërtuan para disa muajve, për të trajtuar pacientët me coronavirus.

Rastet me COVID-19 në RMV që nga mesi i gushtit filluan të rriten, me çka Qeveria miratoi masa të reja kufizuese.

Tetova, e banuar kryesisht me shqiptarë, është qyteti i dytë pas Shkupit, me më shumë raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Grubi ironizon me opozitën: I uroj suksese “koalicionit 27”31 August 2021
Maqedoni, më shumë se 33 për qind e të diplomuarve, të papunë16 October 2021
Ylli i Real Madridit ndjek Dhurata Dorën në rrjete sociale 2 July 2021