Nga Rajoni
8 September 2026
“Liria s’është e plotë pa çlirimtarët”, Gucati fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka ftuar familjet e dëshmorëve, veteranët, invalidët dhe qytetarët që t’i bashkohen marshit në përkrahje të krerëve të UÇK-së.

Marshi do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, duke nisur nga ora 14:00.

“Të nderuara familje të dëshmorëve, veteranë, invalidë dhe ju të dashur qytetarë të Kosovës e shqiptarë kudo që jeni në botë. ​Ju ftoj të bëhemi një me 12 Shtator në Prishtinë, ora 14:00, në marshin madhështor në përkrahje të krerëve të UÇK-së, burrave që veshën uniformën e lirisë dhe i dhanë jetë shtetit tonë. Drejtësia nuk është e plotë derisa çlirimtarët tanë të jenë të lirë. Zëri ynë do të dëgjohet fuqishëm, Liria ka emër, dhe ajo mbrohet bashkë”, ka deklaruar Gucati.



Të ndryshme
Më shumë
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për përballjen me Serbinë dhe miqësoren me Jordaninë 6 October 2025
Mexhiti, Osmanit: A do të bëni qeveri me Mickoskin dhe OBRM-PDUKM-në? 2 October 2025
Blerim Ahmedi ndërpret grevën e urisë30 September 2021