Sport
6 October 2025
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për përballjen me Serbinë dhe miqësoren me Jordaninë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore për këtë grumbullim. Dy ndeshjet e radhës janë ajo me Serbinë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026, dhe miqësorja me Jordaninë, që do të luhet më 14 tetor.
Në stërvitjen e sotme, disa lojtarë u përgatitën veçmas për shkak të fazës së rikuperimit, si pasojë e ngarkesës që kanë pasur në klubet e tyre.
Në këtë seancë të parë munguan Hasani, Balliu, Strakosha, Hoxha dhe Pajaziti, të cilët ende nuk janë bashkuar me grumbullimin. Nga ana tjetër, Broja iu bashkua skuadrës në fund të seancës stërvitore. Mbetet për t’u parë nëse disa prej lojtarëve me dëmtime do të jenë gati për ndeshjet e ardhshme.
Megjithatë, atmosfera në radhët e Kombëtares shqiptare duket tejet optimiste. 
 -Mirela Haxhiaj/ Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Adelina Ismaili ndan me fansat një moment nga përditshmëria... 24 September 2021
Talibanët kërkojnë listën e vajzave dhe grave të pamartuara nga 12-45 vjeçe, që t’i martojnë me ushtarët e tyre17 August 2021
Ekskluzive/ Ali Ahmeti Të Hënën Do Të Shkojë Si Dëshmitar Në Hagë22 August 2020