Nga Vendi
6 July 2020
158 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt në Qendër

Gjithsej 158 automjete të parkuara në mënyrë të kundërligjshme javën e kaluar e kanë penguar zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit në komunën Qendër. Shoferët janë sanksionuar nga NP Parkingjet e Komunës Qendër në bashkëpunim me Policinë e komunikacionit – Shkupit.

Në periudhën nga 29 qershori deri më 5 korrik të vitit 2020 me ndihmën e automjetit të posaçëm “karrotrec” të NP PKQ janë larguar 76 automjete të parkuara në mënyrë të paregullt, ndërsa me vendosjen e mjetit mekanik “bllokatorë” janë sanksionuar 82 automjete të cilët janë takuar në zona rezidente, ndërsa nuk kanë qenë shfrytëzues – rezidentë në sektorin në të cilin kanë qenë të parkuar.

NP PKQ dhe komuna Qendër paralajmërojnë se vazhdimisht do të realizohet kjo masë me qëllim që të sillet rend në kaosin e komunikacionit dhe problemin me parkimin jo të rregullt në parkingjet komerciale dhe rezidente dhe rrugët në territorin e komunës Qendër.



Të ndryshme
Më shumë
Partitë politike në Maqedoni nuk i respektojnë masat anti-covid, nuk kërkojnë certifikatë vaksinimi nëpër tubime29 September 2021
Shefi i kuzhinës në Hanoi shkrin talentin me “koronaburger” (FOTO)15 May 2020
Pse i mbylli BDI të gjitha dyert e bashkëpunimit, përveç derës së VMRO-së?12 July 2020