Nga Vendi
9 September 2021
Avokati i Popullit për tragjedinë në Tetovë: Vetëm një hetim efektiv do të dëshmojë se sundimi i ligjit funksionon

Avokati i Popullit shpreh keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike në spitalin në Tetovë, në të cilën humbën jetën një numër i madh i pacientëve të shtruar në spital për trajtim nga Kovid-19, dhe në të cilin ka pacientë të lënduar dhe punonjës shëndetësorë.

“Skenat nga përhapja e flakëve, lufta për të shpëtuar çdo jetë njerëzore, nuk mund të lërë askënd indiferent. Çdo imazh i kësaj ngjarje fatkeqe krijon dhimbje dhe pikëllim për humbjen e pësuar nga shumë familje”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit shpreh ngushëllimet e tij për familjet e personave të viktimave, dhe gjithashtu shpreh shpresë për një shërim të shpejtë të të lënduarve në këtë ngjarje.

Ai beson se vetëm një hetim i shpejtë dhe efikas do të dëshmojë se sistemi i sundimit të ligjit funksionon.

“Duhet të ketë përgjegjësi për ngjarjen tragjike. Shteti ia ka borxh atë së paku familjeve që humbën të dashurit e tyre”, tha Avokati i Popullit./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Leonora Jakupi fotografohet nga Paparazzi 6 September 2021
Berisha kërkon avancim të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në takim me Mucunskin 1 May 2026
“Piccole Storie”: Kënga e Shqipërisë në Eurovision 2025 është një kryevepër e vërtetë – “Zjerm” ndez skenën në Bazel16 May 2025