Nga Rajoni
9 September 2021
Pacienti me COVID-19 nuk e lë çajin e ‘rusit’ as në spital ...

Kosovarët njihen si konsumues të mëdhenj të çajit të zi, që ndryshe njihet si çaj i rusit.

Gotat ikonike me katër pika të kuqe dhe katër vija të gjelbërta, nuk po mungojnë as në hapësirat brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në repartet ku po trajtohen pacientët e infektuar me COVID-19, shkruan Reporteri.net.

Një person ka publikuar në grupin ‘Maniakë të fotografisë’ një fotografi ku shihet një pacient i shtrirë dhe me gotë të çajit në njërën dorë e në tjetrën maskën e oksigjenit.

“Me via e me pika. Maraklia mbetet marakli edhe me Covid e mungese Oksigjeni,”, ka shkruar ai në përshkrim.

Nuk dihet nëse fotografia është autentike, por që është bërë virale në rrjete sociale. /Reporteri.net



Të ndryshme
Më shumë
Erdogan pritet në Shkup këtë pranverë, Mickoski konfirmon takimin e parë zyrtar 5 March 2026
Aziri: Jam i lumtur se do të votojmë për kryeministrin shqiptar28 January 2024
Të infektuarit me Covid-19 do të votojnë nën kushte të veçanta29 June 2020