Nga Vendi
10 September 2021
Autoritetet e Maqedonisë thonë se po sulmohen nga sulmet kompjuterike, caku Qeveria, KSHZ dhe komunat

Qendra Nacionale për Përgjigje të Incidenteve Kompjuterike gjatë vitit 2020 ka regjistruar 92 sulme kompjuterike (sulme hekerësh) në ueb-faqe, ndërsa në vitin 2019 ka pasur 113, 196 në vitin 2018 dhe 349 në vitin 2018. Prej këtyre sulmeve, gjashtë janë ueb-faqe zyrtare të sektorit qeveritar me domeinin .gov.mk.

Vitin e kaluar u sulmua ueb-faqja e KSHZ-së gjatë publikimit të rezultateve zgjedhore, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Komuna e Kërçovës në tre raste. Gjatë vitit 2019 sulmet ndaj institucioneve shtetërore kanë qenë më të shpeshta. Hekerët kanë sulmuar Qeverinë më 7 shtator 2019, Sekretariatin për Çështje Evropiane dy herë, NP e Shkupit “Rrugë dhe rrugica”, Komunën e Bogdancit dhe ueb-faqe të tjera.

Gjatë vitit 2020, numri i përgjithshëm i denoncimeve të evidentuara është 1.443, ndërsa pjesa më e madhe janë kompani që kryejnë shërbime. Pjesa më e madhe është bërë jashtë shtetit, ndërsa janë identifikuar edhe IP adresa të Maqedonisë.

Nga kjo qendër theksojnë se për momentin nuk ka legjislativë për denoncim obligator të incidenteve si dhe obligim për veprim sipas rekomandimeve të qendrës.

Këshilli për Siguri Cyber përbëhet nga ministri i MPB-së, ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Gjendja me COVID-19 në Maqedoni, 310 raste aktive26 July 2021
Pal Lekaj: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga shpallja e pavarësisë28 June 2021
Rast i rrallë në Kosovë: Në Gjinekologji u lind një foshnjë afër 6.5 kilogramë28 August 2021