Nga Vendi
10 September 2021
Ballistët: Homazhi anulohet për të shtunën sepse sot bëhet varrimi i viktimave

Për ditën e sotme (e premte) në rrjetet sociale, Ballistët mbrëmë paralajmëruan se pas namazit të Xhumasë në ora 13:30 nga sheshi Iliria do të organizohet një marsh në nder të viktimave që humbën jetën nga zjarri në spitalin modular të Tetovës.

Por në një publikim të orëve të vonave “Ballistët” kanë bërë të ditur se homazhi i parashikuar për sot (e premte) anulohet për diten e shtunë në ora 13:30. Prej Sheshit Iliria deri tek spitali për shkak se sipas tyre sot pritet të bëhet varimi i viktimave nga zjarri në

Spitalin Modular, informon portali “tetova1”.
“Njoftim!

Për shkak se nesër bëhet varrimi i të ndjerëve Homazhi i parashikuar për nesër anulohet për diten e shtunë në ora 13:30. Prej Sheshit Iliria deri tek spitali”, thuhet në publikimin e mbrëmshëm të tifo grupit Ballistët.

tetova1



Të ndryshme
Më shumë
Nuk ka zgjidhje për çështjen e ujit në Siniçan, takimi i radhës nesër në Bogovinë31 July 2020
Në Maqedoni janë rivaksinuar mbi 43 përqind e popullatës së rritur29 September 2021
Këngëtarja shqiptare tregon se a do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”20 August 2021