Nga Vendi
13 September 2021
Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë në Maqedoni, do të bisedohet për personat nga Afganistani

Gjatë ditës së sotme (13.09.2021) me fillim prej orës 12:00 në Kabinetin e Presidentit të Shtetit, do të mbahet seanca e 13-të e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kështu njoftojnë nga Kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski

Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentit Pendarovski në mbledhje do të merr pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu, drejtori i Qendrës për menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maksuti.

Në mbledhje do të diskutohet për personat e ardhur nga Afganistani që qëndrojnë në vendin tonë dhe për sistemin për menaxhimin me kriza.



Të ndryshme
Më shumë
Edhe pesë ditë fushatë, më 2 nëntor mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale27 October 2025
RIHAPËM DYERT PËR TË VEGJËLIT TANË!11 September 2020
Financial Times e quan “goditje” ndaj BE-së takimin e Zaevit, Vuçiqit dhe Ramës29 July 2021